Kurti “thumbon” Pacollin e Thaçin: Nuk përfaqësojnë vendin si zyrtarë të përgjegjshëm, por si personalitete të show-bizit

Aktuale

Kurti “thumbon” Pacollin e Thaçin: Nuk përfaqësojnë vendin si zyrtarë të përgjegjshëm, por si personalitete të show-bizit

Nga: N.A Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka reaguar pas mos pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Kurti ka shtuar se me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera

Tutje, ai ka shtuar se Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t'u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten. Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të shoë-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat