Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA-të të zhgënjyera me mos pranimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA-të të zhgënjyera me mos pranimin e Kosovës në INTERPOL

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:22
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar pas vendimit për mos anëtarsimin e Kosovës në INTERPOL.

Vendimi i Interpolit për mos pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, është zhgënjyese për SHBA-të, sipas ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott.

Scott ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ketë probleme në qasje të listave të zeza të Interpolit për shkak të mos pranimit, dhe për këtë do të detyrohet ta bëjë përmes UNMIK-ut, shkruajnë mediat serbe.

Kosova sot dështoi të anëtarsohet në Interpol duke mos i siguruar votat e nevojshme as pas dy raundeve të votimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat