Bytyqi merr një vendim për studentët e Biologjisë - Bota Sot
Bytyqi merr një vendim për studentët e Biologjisë

Aktuale

Bytyqi merr një vendim për studentët e Biologjisë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:24
UP

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka marr vendim që studentët të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit bachelor (themelor) në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë, drejtimi “Biologji aplikative” dhe “Biokimiko – Fiziologjik”, t’ua mundësojë që të ndjekin edhe një modul në lëndët klinike, në mënyrë që pas mbarimit të modulit në fjalë të marrin titullin “Laborant i lartë mjekësor”.

“Ky vendim është shumë i rëndësishëm për faktin se pas mbarimit të këtij moduli, studentët në fjalë kanë të drejtë t’u nënshtrohen procedurave të licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë, e që pas shumë viteve në pritje, do t’u hapë rrugë atyre për një vend pune në profesionin e tyre”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Sipas tij  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të mbulojë 50 përqind  të tarifës së shpenzimeve për realizimin e këtij moduli.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test