Vjosa Osmani thotë se dështimi i sotëm është lajm i mirë për Thaçin, tregon veprimet që duhet ndërmarr

Aktuale

Vjosa Osmani thotë se dështimi i sotëm është lajm i mirë për Thaçin, tregon veprimet që duhet ndërmarr

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dështimi i sotëm për anëtarësim në Interpol është lajm tepër i keq për shtetin e Kosovës, e lajm i mirë për kundërshtarët e shtetit, në krye me presidentin e vendit.

Sipas saj, ky është dështim i politikës së jashtme të udhëhequr nga Thaçi, politikë kjo malinje, e çakorduar dhe skajshmërisht e politizuar, që nuk sjellë rezultat tjetër pos si ky i sotit.

Ndër tjerash, përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se pas agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, jo vetëm tarifë 10%, por duhet të konsiderohet vendosja e embargos totale.

Ja postimi i saj:

Dështimi i sotëm për anëtarësim në Interpol është lajm tepër i keq për shtetin e Kosovës, e lajm i mirë për kundërshtarët e shtetit, në krye me presidentin e vendit.

Ky është dështim i politikës së jashtme të udhëhequr nga Thaçi, politikë kjo malinje, e çakorduar dhe skajshmërisht e politizuar, që nuk sjellë rezultat tjetër pos si ky i sotit. Thaçi e Pacolli, me aventurën e tyre të rrezikshme për ndryshim kufijsh që ka për qëllim copëtimin e Kosovës, i kanë bërë shërbimin më të mirë Serbisë e Rusisë, të cilat deklarojnë se pavarësia e Kosovës nuk është çështje e përmbyllur. Pra, emërues i përbashkët i dy dështimeve të fundit për anëtarsim në UNESCO dhe INTERPOL, është Presidenti Thaçi. Sepse, si mund të presim njohje e votë nga shtetet e tjera, kur Presidenti i vendit tonë ia konteston shtetit të vet kufijtë?

Pas agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, jo vetëm tarifë 10%, por duhet të konsiderohet vendosja e embargos totale ndaj një shteti që po sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës.

Le të jetë ky moment i këndelljes për të gjithë akterët politikë në vend. Kosova nuk duhet të dorëzohet para këtyre sfidave. Por, për të pasur sukses, vendi duhet të udhëhiqet nga njerëz të përgjegjshëm që me çdo kusht mbrojnë shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat