Vjen reagimi i Gjermanisë pas dështimit të Kosovës në Interpol

Aktuale

Vjen reagimi i Gjermanisë pas dështimit të Kosovës në Interpol

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Bundestagu gjerman

Gjermania, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë ka reaguar pas dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

Në reagimin e shtetit gjerman, thuhet se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të përmirësonte sigurinë në rajon dhe Evropë.

“Ne kemi mësuar me keqardhje që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol nuk ishte sot i suksesshëm. Një shumicë e qartë absolute ishte në favor të Kosovës, por shumica e kërkuar e dy të tretave u humb. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të përmirësonte sigurinë në rajon dhe në Evropë; duke e lejuar Kosovën të bashkohet me Interpol do të ndihmonte në luftën më efikase të krimit të organizuar. Kjo është dhe do të mbetet e rëndësishme për Gjermaninë”, thuhet në reagimin e Gjermanisë, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat