Qalaj: Ajo çfarë ndodhi sot nuk ka të bëjë me policinë, por me politikën

Aktuale

Qalaj: Ajo çfarë ndodhi sot nuk ka të bëjë me policinë, por me politikën

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas dështimit të Kosovës që të pranohet sot në Interpol, ka theksuar se ajo çfarë ngjau në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it, nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë, por ka të bëjë me politikën.

Qalaj: Konsideroj që nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë

“Konsideroj që nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë, mirëpo ka të bëjë me politikën, ose më mirë të them me gjeopolitikën, meqenëse në shumicën e delegacioneve që i kemi pas bisedime, unë edhe ekipi teknik që kom udhëheq, shumica e delegacioneve kanë thënë që ende nuk kemi qëndrim prej vendit tim, ende nuk kemi qëndrim politik nga ministrit të Jashtëm, ministrit të Brendshëm, prej qeverive, që nuk duhet të ishte”, ka thënë Qalaj.

Edhe pse Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë e Interpolit, ai tha se janë të lumtur që kanë pasur përkrahjen e të gjitha vendeve demokratike.

Ai po ashtu tha se Policia e Kosovës do të jetë pjesë e Interpolit, pasi edhe vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje që të jene pjesë e saj.

Qalaj: Interpoli ka nevojë shumë që Policia e Kosovës të jetë pjesë e saj

“Realisht këtu nuk ka humbur vetëm Policia e  Kosovës, shteti i Kosovës, por ka humbur edhe Interpoli si i tillë, meqenëse Policia e Kosovës është në gjendje edhe në aspektin teknik, profesional që të jetë pjesë e kësaj, që të kontribojmë në sigurinë e përgjithshme qoftë në rajon, qoftë në glob. Konsideroj që edhe Interpoli ka nevojë shumë, që Policia e Kosovës të jetë pjesë e saj”, tha ai.

Ai ka pohuar se është bërë punë  mjaft e madhe nga grupi teknik, që ka qenë në këtë proces.

“Grupi teknik ka qenë i përbërë edhe nga Policia e Kosovës edhe nga Ministra e Brendshme edhe nga Ministria e Jashtme, ambasador, shoqëria civile, Parlamenti  dhe të gjithë kemi funksionuar si një ekip. Të gjithë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, ka pasur një përkushtim të jashtëzakonshëm, kanë  qenë si  grup shumë i disiplinuar, mirëpo fatkeqësisht prapë konsideroj që vendimi që është marrë sot në Asamblenë e Përgjithshme, ka të bëjë më shumë me gjeopolitikën, sesa më punët policore”, tha drejtori Qalaj.

Kosova sot dështoi që të anëtarësohet në Interpol, pasi nuk mori votat e nevojshme, pre 2/3 sa kërkohen, që një shtete të bëhet anëtare e organizatës botërore policore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat