Ish-ambasadori i Kosovës: Serbia nuk ka ndryshuar pse Thaçi po takohet me Vuçiqin

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës: Serbia nuk ka ndryshuar pse Thaçi po takohet me Vuçiqin

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci përmes një postimi ka komentuar dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sipas tij, përshkrim i vendit të punës se diplomacisë serbe është luftimi i shtetësisë së Kosovës dhe integrimit te saj ne institucionet ndërkombëtare.

Ai me tej ka thënë se nëse ka pasur iluzione se Serbia ka ndryshuar pse Thaçi e Vuçiqi po takohen me njeri-tjetrin, atëherë mirë që po shihet se kjo është gabim.

Ja postimi i tij:

Pershkrim i vendit te punes se diplomacise serbe eshte luftimi i shtetesise se Kosoves dhe integrimit te saj ne institucionet nderkombetare. Nese ka pasur iluzione se Serbia ka ndryshuar pse Thaci e Vucici po takohen me njeri tjetrin, atehere mire qe po shihet se kjo eshte gabim.

Por, gabim edhe me i madh eshte te projektohet ne opinionin publik mendesia defetiste se nga marreveshja me Serbine varet shtetesia e Kosoves dhe zhvillimi i saj. Kjo nuk eshte e vertete, pasi shtetesia e Kosoves varet nga kualiteti i qeverisjes se saj dhe i sundimit te ligjit.

Por, nje gje duhet ta kemi te qarte, dhe ate se edhe nese arrijme marreveshje qe i kenaqe ambiciet e Serbine dhe qe eshte e demshme per neve, ne nuk do ta heqim qafe ate, por perkundrazi do ta trimerojme edhe me shume te na krijoj probleme te reja edhe ne te ardhmen. Mos ia beni edhe ketu si me INTERPOL dhe pastaj te kukatni se Serbia po bene “fushata te pameshirshme”, dhe dijeni se Beogradi do ta beje kete sa here qe kerkoni meshire prej tij.

Ne Serbi eshte ne pozite establishmenti qe ka bere perpjekje ta shfarose popullin shqiptar ne Kosove dhe qe i ka eliminuar fizikisht oponentet e vet politik.

Ne anen tjeter, ideatoret dhe proponentet tone te ndarjes se Kosoves po deshirojne me ia lehtesuar Vucicit vendimin per “njohjen e Kosoves”, dhe po mendojne se me ndarjen e vendit, do ta heqim qafe ate. Me kete qasje ata ose po tregohen se jane naiv, apo jane te mencur dhe po mendojne se populli eshte injorant. Me shume besoj ne kete te fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat