Millaku: Kosovës i duhet qeveri e re, me shumicë shqiptare

Aktuale

Millaku: Kosovës i duhet qeveri e re, me shumicë shqiptare

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 23:34
Drita Millaku

Deputetët e opozitës e shohin si urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Krahu opozitar tashmë është i mendimit se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.

Kështu ka deklaruar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të ndodhin, pasi sipas sa, kjo është një qeveri e kriminalizuar dhe qeveri e të paditurve.

“Kjo është qeveri e kriminalizuar, është qeveri e të paditurve dhe është qeveri e paaftë kjo qeveri ka gabuar rrugën për anëtarësim në INTERPOL. Kjo qeveri është dashur të bëje kërkesë për anëtarësim ne organizatat mafioze”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes.

Tutje, deputetja e opozitës shprehet se Kosovës i duhet një qeveri e re, me shumicë shqiptare.

Krejt në fund, ajo është e bindur se Lëvizja Vetëvendosje është gatshme të hyjë në zgjedhje dhe se rezultati i tyre do të jetë edhe më i mirë se në vitin 2017.

“Këtij vendi i duhet qeveri e re me shumicë shqiptare. Lëvizja Vetëvendosje është gatshme të hyjë në zgjedhje. Rezultati do të jetë edhe më i mirë se në 2017 për ketë jam shumë e bindur”, ka theksuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat