Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Interpoli dështoi duke lejuar të triumfoj politika e krimit e sponsorizuar nga Serbia.
Sipas saj, Kosova do të bëhet anëtare e Interpolit, mirëpo kjo kërkon ndryshime në politikbërje nga diplomacia e Kosovës.
“Interpoli dështoi duke lejuar te triumfoj politika e krimit e sponsorizuar nga Serbia... Kosova do te behet anëtare e Interpolit, mirëpo kjo kërkon ndryshime në politikbërje nga diplomacia e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndryshe, kujtojmë se Kosova ka dështuar dje të anëtarësohet në INTERPOL, pas dy raunde votimi që janë zhvilluar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Si në raundin e parë, ashtu dhe në atë të dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3-at e votave të nevojshme për anëtarësim, përfshi abstenimet.
Në raundin e parë votuan 156 vende, prej të cilave 76 pro, 22 abstenime dhe 56 kundër. Ndërsa në të dytin 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.