Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, kujton se si javën e kaluar presidenti Thaçi kishte takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe nga ky takim ishte përmendur edhe përkrahja e këtij shteti për anëtarësim e Kosovës në Interpol.
Ndërsa, me tej Haxhiu tregon se dje pikërisht ishte Hungaria që abstenoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në fund të postimit, Haxhiu pyet se çka i ka thënë Presidenti Thaçi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë në këtë takim dhe sa nga vendet përfaqësuesit e të cilëve i ka takuar Thaçi dhe të tijët abstenuan?
Ja postimi i saj i plotë:
Javën e shkuar, Presidenti Thaçi ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Në komunikatën e zyrës së presidencës thuhet se në këtë takim është përmendur edhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol, por siç e kuptuam, Hungaria dje abstenoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol!
Çka i paska thënë Presidenti Thaçi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë në këtë takim?
Shtrohet pyetja se sa nga vendet përfaqësuesit e të cilëve i ka takuar Thaçi dhe të tijët abstenuan?!