Vllasi: Kjo elitë politike duhet të jap dorëheqje

Aktuale

Vllasi: Kjo elitë politike duhet të jap dorëheqje

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi – Cobra, thotë se pas dështimit të Kosovës për tu pranuar në Interpol duhet me dhënë dorëheqje elita politike e Kosovës.

Ai e quan elitën politike të papërgjegjshme e cila duhet të tërhiqet për të ua leshu rrugën gjeneratave të reja, të cilët dinë dhe duan të udhëheqin me Kosovën.

Vllasi përmes një shkrimi në Facebook, thekson se, elita politika ka dhënë shembull të keq me krijimin e strukturave kyçe e deri të AKI-ja.

Ja shkrimi i plotë:

KOSPOL / INTERPOL?!

Mospranimi i Kosovës në Interpol është dëshmi se elita politike e Kosovës duhet të jap dorëheqje sa më parë ose të bëjnë ndryshime radikale. Ky është fakti i radhës se raportet me SHBA-të nuk janë në nivelin e duhur e as nuk janë në pajtim me zhvillimet globale.

Zyrtarët tanë e vetëkënaqin veten duke thënë se kemi mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të SHBA-ve, por po të ishte ky fakt i vërtetë dhe po të punonin sipas direktivave dhe në koordinim me administratën e Shteteve te Bashkuara, kaherë do të kishim qenë pjesë e Interpolit.

Kjo elitë e pa përgjegjshme politike duhet të vetëdorhiqet, tua lëshojë rrugën gjeneratave të reja që dinë dhe duan ta udhëheqin vendin dhe Kosovën ta bejnë shtet demokratik e funksional. Kjo elitë politike ka dhënë shembull të keq me krijimin e strukturave kyqe në vend deri te AKI-u?!!

Populli i Kosovës duhet ti ndëshkojë këta shfrytëzues të paskrupullt!

Kosova mori teposhtzen nga 13 Marsi 2017

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat