Flet ministri që vendosi ta rrisë taksen 100 për qind ndaj produkteve serbe

Aktuale

Flet ministri që vendosi ta rrisë taksen 100 për qind ndaj produkteve serbe

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:48
Ministri Shala dhe ministrat e tjerë gjatë votimit për rritje të taksës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka propozuar ndërrimin e masës nga 10, në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Shala në mbledhje të Qeverisë e ka arsyetuar vendimin, duke dhënë shkaqet që duhet të merret ky vendim.

Ai përmres një shkrimi në facebook, tregon pse erdh deri te vendimi për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Ky është postimi i plotë i ministrit Shala:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë , për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkangjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen epunësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë.

Të nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë në mënyrë që konsumatori-qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditorë.

Të nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet.

Siç e dini prodhuesit kosovar ballafaqohen me barriera të ndryshme në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë.
Sa i përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë.

Ministria që unë udhëheq e përkrahur poashtu nga Qeveria e Kosovës, do të fokusohet në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, duke krijuar kushte sa më të volitshme për prodhuesit dhe tregtarët vendorë. Andaj shpresojmë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në rrugëtimin tone për të fuqizuar Kosovën, prodhuesin dhe tregun e saj.

I juaji,

Endrit Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat