Taksa 100% ndaj produkteve serbe, Adem Salihaj kërkon taksë të tillë edhe për...

Aktuale

Taksa 100% ndaj produkteve serbe, Adem Salihaj kërkon taksë të tillë edhe për...

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:10
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj ka folur për rritjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë nga Kosovës 100%.

Salihaj thotë se, një vendim i tillë është dashur që moti të merret ndaj Serbisë.

Pas kësaj Salihaj thotë se Qeveria duhet që t’i taksojë dhe rezervat e oligarkëve ekonomikë, të cilët pasuruan me produkte serbe në fatkeqësinë tonë.

Kurse, pyet se a do të mundet Kosova ta përballojë presionin për heqjen e kësaj takse?

“Taksë 100% për produktet serbe?

Vendim, i cili moti është dashur të merret ndaj Serbisë.

A do të ndalemi më në fund të konsumojmë produkte serbe dhe ta financojmë shtetin që bëri gjenocid ndaj popullit tonë.

Qeveria duhet t'i taksojë edhe rezervat e oligarkëve ekonomikë, të cilët u bënë të pasur me produkte serbe në fatkeqësinë tonë.

A do të mund ta përballojë Kosova presionin për heqjen e kësaj takse?

Të shpresojmë se po”, shkruan Salihaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat