Sejdiu: Vendimi i Qeverisë i vonuar, kërkon edhe masa tjera për Serbia

Aktuale

Sejdiu: Vendimi i Qeverisë i vonuar, kërkon edhe masa tjera për Serbia

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Dardan Sejdiu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind

Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur një vendim të vonuar, me ka sugjeruar që të shoqërohet edhe me masa të tjera, drejt ndërtimit të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet tona të jashtme.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind është i duhuri!

Ndonëse i vonuar, ky vendim duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera, drejt ndërtimit të reciprocitetit të plotë në marrëdheniet tona të jashtme. Kosova duhet të sillet si shtet dhe në mënyrë të barabartë me të tjerët, përfshirë edhe Serbinë.

Vetëm kësisoj mund të ndërtojmë paqen afatgjate, fqinjësi të mirë, zhvillim të përbashkët dhe barazi midis popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat