Hoxha: Duhet përkrahja e BE-së për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha: Duhet përkrahja e BE-së për liberalizimin e vizave

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit nga komisionari Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, dhe me këtë rast, theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës.

"Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizim”, tha Hoxha.

Komisionari për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e Kosovës dhe bartësve të përgjegjësive institucionale për lobim dhe marrjen e përkrahjes nga vendet e veçanta për votimin pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ai ka theksuar se përmbushja e kritereve për liberalizim është konfirmuar nga Komisioni, si dhe me vendimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), dhe votimin në Parlamentin Evropian.

Ai e rikonfirmoi përkrahjen e tij të plotë për liberalizimin e vizave pranë organeve vendimmarrëse në Bruksel për votim pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat