Kusari-Lila: Rritja e taksës të kushtëzohet me kërkesa të qarta ndaj Serbisë

Aktuale

Kusari-Lila: Rritja e taksës të kushtëzohet me kërkesa të qarta ndaj Serbisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur rritjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës në 100%, duke thënë se është vendim i qëlluar pas pasojave të fundit të sjelljes së Serbisë ndaj Kosovës.

Vendimi nuk duhet të ketë asnjë përjashtim për produkte të prodhuesve të huaj në Serbi, si dhe, duhet të kushtëzohet me kërkesa të qarta ndaj Serbisë, porosit Kusari-Lila.

Sipas kësaj, në këtë mënyrë presioni nuk është vetëm në shtetin e Kosovës për të hequr taksën, por, presioni do të jetë në Serbi nga kompanitë e saja për të plotësuar kushtin e vendosur nga ana kosovare.

Kushti domosdoshmërisht duhet të lidhet me zbatimin e marrëveshjes së energjisë, marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe ndaljen e menjëhershme të luftës diplomatike të Serbisë ndaj Kosovës, shkruan Kusari-Lila në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot mori vendim për ngritjen e taksës doganore ndaj mallrave serbe në 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat