Vuçiq i ‘shpikë’ katër arsye rreth vendosjes së taksës doganore për Serbinë - Bota Sot
Vuçiq i ‘shpikë’ katër arsye rreth vendosjes së taksës doganore për Serbinë

Aktuale

Vuçiq i ‘shpikë’ katër arsye rreth vendosjes së taksës doganore për Serbinë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:49
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Prishtina ka katër synime të cilat dëshiron t’i arrijë duke vendosur taksë doganore 100 për qind mbi mallrat serbe.

“E para është se don të ushtrojë presion më të lartë ndaj Beogradit për t’ia njohur pavarësinë e plotë.

Qëllimi i dytë është për të bërë spastrim etnik të serbëve dhe t’i dëbojë nga Kosova.

Gjëja e tretë është presioni mbi organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që të bëjnë disa lëshime në çështjen e liberalizimit të vizave.

Objektiva e katërt dhe e frikshme është se ata duan ta destabilizojnë rajonin pasi që as dialogu nuk po përmbushet me porosit që kishin”, ka deklaruar Vuçiq.

Tutje, ai ka shtuar se vendimi për taksë nuk ka të bëj asgjë me ‘hakmarrjen për INTERPOL’, pasi sipas tij, ‘fitorja e vogël’ e Serbisë nuk do të thotë shkelje e marrëveshjes.

Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe për këtë arsye ka reaguar edhe Bashkimi Evropian e po ashtu ai ka marrë mbështetje nga Rusia dhe Kina. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...