Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrahë taksën 100% ndaj produkteve serbe

Aktuale

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrahë taksën 100% ndaj produkteve serbe

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:03
Ilustrim

Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se përkrahin fuqishëm taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Osmani ka thënë kjo masë është me vend pasi që as Serbia nuk ka respektuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Po flasim sikurse Kosova e ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se duhet të jemi respektues të marrëveshjeve në parim ashtu siç janë në letër. Nuk po flasim për treg të lirë dhe një Serbi që ka qasje të mirë ndaj Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Serbia nuk ka qasje miqësore andaj respektimi i të gjitha marrëveshjeve vlen nëse pala tjetër i respekton të gjitha. Serbia asnjë marrëveshje nuk e ka respektuar dhe nuk e respekton”.

“Do të donim që kjo masë të vazhdonte”, ka shtuar ai.

Por në rastin e mosqëndrueshmërisë së kësaj takse, Osmani ka theksuar se Kosova do të kthehej në pikën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat