Limaj i përgjigjet BE'së pas reagimit për taksën ndaj Serbisë

Aktuale

Limaj i përgjigjet BE'së pas reagimit për taksën ndaj Serbisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:43
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Limaj ka komentuar ne, T7, reagimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pas vendimit për të aplikuar këtë taksë.

Porosia e Brukselit, që Kosova ta shfuqizojë sa më shpejt taksën e re, ka qenë e pritshme për Qeverinë e Kosovës, ka thënë Limaj.

Ai ka theksuar se "BE'ja duhet ta kuptojë se Kosova s’mund ta pranojë më sjelljen e Serbisë ndaj saj”.

Trajtimi që Kosovës po i bën Serbia është i papranueshëm, ka thënë Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat