Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

Aktuale

Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:59
Johannes Hahn

Johannes Hahn, Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s.

Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë në regjion.

“Ky akt – që po ashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset kosovare – duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë.

të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat