A e bleu veshkën Ramiz Kelmendi?

Aktuale

A e bleu veshkën Ramiz Kelmendi?

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:34
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për problemet shëndetësore që ka pasur.

Kelmendi ka thënë nE T7, se ka bërë transplantim të veshkës, pas dëmtimit të rëndë të njërës prej tyre.

Ai ka treguar se probleme me veshkë ka pasur prej dekadash, ndërsa pas transplantimit është mirë me shëndet.

Deputeti i LDK’së është pyetur nëse e ka blerë veshkën. “S’kam pasur nevojë”, është përgjigjur ai.

Kelmendi ka thënë se shumë njerëz i janë ofruar për t’ia dhuruar veshkën, përfshirë menaxherë në kompaninë e tij “ETC”, por edhe familjarë.

Në fund, mjekët kanë vlerësuar se veshka e ofruar nga djali i hallës së tij, 52-vjeçar, ka qenë më e përshtatshmja, ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat