Kusari- Lila: Kosova duhet të kushtëzojë taksën me kërkesa konkrete

Aktuale

Kusari- Lila: Kosova duhet të kushtëzojë taksën me kërkesa konkrete

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:37
Mimoza Kusari- Lila

 Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka ngjallur reagime të shumta.

Madje, është kërkuar që një vendim i tillë të tërhiqet pasi që është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Ish- ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila ka komentuar kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Sipas saj, Bashkimi Evropian do të duhet të bëjë presion tek shteti serb, për shkeljet e vazhdueshme që po i bënë ndaj Kosovës. Kusari- Lila thotë se atëherë kur Serbia të kuptojë dëmin që i ka bërë Kosovës të vazhdohet me bisedime.

“Bashkimi Evropian, të adresojë presion tek Serbia dhe shkeljet e vazhdueshme që po i bënë ajo ndaj Kosovës. BE ka harruar se kush ishte agresoi dhe kush viktima në luftën e fundit. Kjo është një rikujtim që Kosova ka vetëm një mënyrë me të cilën mund ta kushtëzojë Serbinë, dhe ajo mënyrë është përmes ndalimit të qasjes në tregun tonë. Kur të kuptojë Serbia dëmin që ia ka bërë Kosovës dhe që po vazhdon t’ia bëjë dhe të ndalet në atë dëmtim, atëhere mund të vazhdojmë bisedimet.”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se Kosova duhet të kushtëzojë taksën, pasi që kjo është mënyra e vetme për ta pas sukses në këtë vendim. “Kosova duhet të kushtëzojë taksën, kjo është mënyra e vetme për të pas sukses me taksën, me kërkesë konkrete. Deri në zbatimin e marrëveshje të nënshkruara: Energjia, liria e lëvizjes dhe ndalja e Serbisë në diplomacinë negative për Kosovën”, ka shtuar tutje ajo. Kusari- Lila ka sugjeruar bizneset kosovare të gjejnë zëvendësim për produktet që importoheshin nga Serbia, dhe përfundimisht të shkëputen nga mallrat serbe.

“Sugjerimi im është, sa më parë të gjejnë zëvendësim për produktet ose lëndën e parë që e importojnë nga Serbia dhe përfundimisht të shkëputen nga importi i produkteve serbe.”, vlerësoi ajo gjatë bisedës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat