Nis seanca, LDK propozon rezolutë për shkarkimin e Qeverisë

Aktuale

Nis seanca, LDK propozon rezolutë për shkarkimin e Qeverisë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka nisur debati parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, ku u propozua një rezolutë me të cilën kërkohet shkarkimi i Qeverisë.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se qeveria dhe presidenti i Kosovës i rrezikshëm kanë arritur brenda një viti ta shkatërrojnë orientimin tonë gjeostrategjik që kemi mbajtur për 30 vite.

“Nga presidenti i vendit kur kërkohet të mos nënshkruaj asgjë në raport me shtetet e tjera pa bekimin e Gjermanisë, ai mburret se përkundër bekimit të Gjermanisë e ka atë të Rusisë”, tha ajo, duke shtuar se gjatë këtij viti Kosova ka pranuar vetëm një njohje.

Ajo ka propozuar edhe një rezolutë.

Osmani:Qeveria e Kosovës të dorëhiqet

“Pika 1, me qëllim të ndërprerjes të çdo përpjekje që konteston shtetësinë, subjektivitetin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet për t’i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të cilat duhet ta konsolidojnë dhe forcojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare në përputhje me orientimet e saj gjeopolitike për integrime euro-atlantike”, tha ajo. Ndërkohë , Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk është duke funksionuar sepse presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin, edhe Kuvendin. Edhe Kuvendi e ka në dy gjyqe presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat