Përzgjidhen anëtarët e panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it

Aktuale

Përzgjidhen anëtarët e panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Kmisioni për Zhvillim Ekonomik

(E plotësuar) - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme ka plotësuar panelin intervistues për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it.

Pas debateve të zhvilluara lidhur me këtë çështje, komision vendosi që në përbërje të këtij paneli të jenë kryetarja e komisionit, Sala Berisha- Shala, dhe deputetët, anëtarë të komisionit, Hykmete Bajrami, Muharrem Nitaj, Duda Balje, Veton Berisha dhe Liburn Aliu.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, para anëtarëve të komisionit ka treguar se nga ana e britanikëve që janë implementues të projektit për përzgjedhjen e anëtarëve, u është kërkuar që në këtë panel të mos jenë më shumë se 7 anëtarë.

Ajo ka treguar se intervistimi i kandidatëve do të fillojë në fund të javës së parë të dhjetorit.

Shala: Intervistomi i një kandidati merr kohë 1 orë e 30 minuta

“Bazuar në planin që e kanë britanikët, intervistomi i një kandidati merr kohë 1 orë e 30 minuta. 29 kandidat i kemi që kanë konkurruar për bord të KOSTT-it dhe ndoshta na duhet një javë dite pune me u marrë vetëm me intervistimin e kandidatëve”, tha ajo.

 Unë e kuptoj që shumica e deputetëve pjesë të këtij komisioni po edhe të komisioneve të tjera janë anëtar të disa komisioneve, kështu që nga ana ime është korrekte “, tha Shala.

Shala tha se ata që marrin pjesë duhet të jenë prezent në intervistimin e të gjithë kandidatëve, ajo tha se të gjithë duhet të llogarisin në kohën e tyre për të marrë pjesë në këtë proces.

Ajo ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Sejdiu, qysh në fillim kishte deklaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij komisioni.

Debat ka pasur rreth asaj se cilët deputetë do të marrin pjesë në këtë panel. Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, ka kërkuar që numri i anëtarëve të mos jetë më shumë se 7, ai tha se duhet të respektohet kërkesa e britanikëve.

Nitaj: Nga një përfaqësues i grupeve parlamentare

“Meqenëse ju e paskeni marrë një dakordancë edhe nga partneri që është  pjesë e këtij procesi ose një sugjerim që të kenë deri në 7 anëtar, atëherë unë propozoj që anëtarët e këtij paneli të jenë nga një përfaqësues i grupeve parlamentare që janë pjesë e këtij komisioni. Të mos e zbresim nivelin në kush është i interesuar dhe kush nuk është”, tha ai.

Kurse, dilema se a do të mund të marrin pjesë në intervistimin e të gjithë kandidatëve ka pasur deputeti i Nismës Veton Berisha.

Berisha: Pajtohem që të jetë një nga grupet parlamentare

“Vetë fakti i procedurave që janë obligative me i ndjek e kam frikën që nuk kemi me pas mundësinë me qenë gjatë gjithë kohës, sepse obligimet tjera. Nëse organizohet, koordinohet në atë formë që ne me pas mundësi me qenë pjesë e panelit me kënaqësinë më të madhe do të isha. Pajtohem që të jetë një nga grupet parlamentare, por vetë ndjekja e procedurave kemi obligim me qenë në secilën intervistë. Do të thotë 29 intervista nuk e di, në këtë gjendje që është Parlamenti, komisionet aktive nuk e di sa do të kemi me pas mundësi me qenë gjithë kohën”, tha ai.

Komisioni ka marrë vendim që të hënën të ftoj në raportim lidhur me gjendjen në KOSTT, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, përfaqësues nga KOSTT, ZRRE dhe përfaqësuesen për bisedime lidhur me energjinë elektrike në zyrën e Kryeministrit Pranvera Dobruna./

Kjo është përbërja e panelit për zgjedhjen e bordit të KOSTT-it

Hykmete Bajrami nga LDK, Liburn Aliu nga Vetëvendosje, Sala Berisha-Shala nga PDK, Muharrem Nitaj i AAK-së, Duda Balje nga 6+ dhe Veton Berisha i Nismës, do të jenë pjesë e panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it.

Kështu ka vendosur komisioni për Zhvillim Ekonomik në mbledhjen e mbajtur sot.

Kryetarja e këtij komisioni Sala Berisha-Shala, tha se nga britanikët është kërkuar që në panel të mos jenë më shumë se 7 persona, por prapë ajo ka thënë se mund të marrin pjesë të gjithë deputetët e komisionit që dëshirojnë.

"29 kandidatë janë që kanë aplikuar për bord të KOSTT-it, intervistimi i një kandidati do të zgjasë 1 orë e 30 minuta. Mendoj se do të zgjatë procesi deri në një javë", tha ajo, përcjell kosovaPress.

Nitaj tha se në këtë panel duhet të jetë nga një përfaqësues prej secilës parti.

"Nuk po mendoj që kjo është çështje e interesimit apo e mos interesimit. Meqë ju e pasni marrë një dakordancë nga partneri që të shkojnë numri deri në 7. Propozojë që të shkojë një përfaqësues i secilit grup parlamentar të jetë pjesë e panelit", tha ai.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha Shala, tha se deputetët që marrin pjesë në këtë panel duhet të jenë gjatë gjithë kohës.

Ajo bëri të ditur se intervistimi i kandidatëve do të fillojë në fundin e javës së parë të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat