Wolfgang Petritsch: Ngritja e taksës ndaj mallrave serbe, luftë e vogël tregtare

Aktuale

Wolfgang Petritsch: Ngritja e taksës ndaj mallrave serbe, luftë e vogël tregtare

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch, me rastin e vendimit të Prishtinës për të rritur taksat ndaj mallrave serbe në 100 për qind, ka reaguar duke thënë se kjo është një luftë e vogël tregtare.

Ai përsëriti se masa të tilla janë në kontrast të plotë me marrëveshjen e CEFTA-s, por mbi të gjitha, të gjitha rregullat e BE-së.

"Kjo masë duhet të tërhiqet sa më parë të jetë e mundur," tha Petritsch për mediat serbe.

Petritsch shtoi se ai është shumë i shqetësuar, pasi sipas tij, po thirret një "luftë e vogël tregtare".

"Ne tashmë kemi mjaft probleme me Kinën, SHBA dhe Evropën. Masat e tilla janë absolutisht kundërproduktive në Ballkanin Perëndimor, ku çështjet e fundit të hapura duhet të zgjidhen, kryesisht përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës," theksoi ai.    

"Ne duhet të bëjmë gjithçka, dhe Brukseli tashmë është përgjigjur, se masat duhet të tërhiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Përndryshe, kjo mund të ketë pasoja serioze për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës," shtoi ai.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për ngritjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nga dhjetë në 100 për qind, gjë që shkaktoi reagimin e Beogradit zyrtar dhe serbëve të Kosovës, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat