Holanda ndihmon FSK-në me pajisje për mirëmbajtje të automjeteve

Aktuale

Holanda ndihmon FSK-në me pajisje për mirëmbajtje të automjeteve

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Berisha e falënderoi  ambasadoren e Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Holandës ka dhënë për Kosovën, në veçanti e falënderoi për donacionin e sotëm në pajisje për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.

Berisha e njoftoi diplomaten holandeze edhe mbi të arriturat e FSK-së, kapacitetet, integrimin e gjinisë femërore dhe të komuniteteve në FSK, procesin e tranzicionit  dhe planifikimet për të ardhmen.

Ai tha se për procesin e tranzicionit të FSK-së  në vazhdimësi kemi qenë transparent, i kemi informuar të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë për hapat gjatë këtij procesi’’.

Nga ana e saj, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, konfirmoi edhe gatishmërinë e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat