BE: Prishtina të tërheqë masat, palët të përmbahen nga provokimet

Aktuale

BE: Prishtina të tërheqë masat, palët të përmbahen nga provokimet

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:19
Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq tha sot se mesazhi i Brukselit për tarifat doganore të Kosovës në Kosovë është "i qartë dhe i qëndrueshëm", dhe se BE pret nga autoritetet e Kosovës të tërheqin këto masa dhe "të dyja palët" u kërkoi të përmbahen nga provokimet.

Ajo ka hedhur poshtë komentet që vijnë nga Prishtina, sipas të cilës shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini është "e njëanshme" dhe "kritikoi vetëm Kosovën" dhe "kurrë Serbinë" në kontekstin e shkeljeve të marrëveshjes në normalizimin e marrëdhënieve.

"Reagimi i autoriteteve kosovare në këtë kontekst thjesht nuk është rruga e drejtë. Ka mënyra për të zgjidhur këto çështje dhe këto kanale duhet të përdoren”, tha Kocijanciq.

Ajo vuri në dukje se përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë efektive mund të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

"Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të të dyja palëve që menjëherë të ndalojnë provokimet dhe të përqendrohen në përfundimin e normalizimit të marrëdhënieve", tha Kocijançiq.

Ajo deklaroi se BE pret që Sekretariati i CEFTA dhe të gjitha palët të marrin masat e nevojshme për të siguruar që marrëveshja e tregtisë së lirë të respektohet plotësisht.

Kocijançiq gjithashtu kujtoi parimet themelore të perspektivës evropiane të rajonit, bazuar në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Qeveria e Kosovës dje rriti taksën doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nga dhjetë në 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat