Knaus kritikon Evropën: Nuk po tregoni strategji të drejtë për Kosovën

Aktuale

Knaus kritikon Evropën: Nuk po tregoni strategji të drejtë për Kosovën

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:43
Gerald Knaus

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se Evropa nuk po tregon strategji të drejtë për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Knaus ka thënë se Kosova është e bllokuar në të gjitha anët, ndërsa Prishtinës po i kërkohet të japë territor për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

“Kosova është e bllokuar në të gjitha anët; Bashkimi Evropian mundëson udhëtimin pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por JO për Kosovën, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kriteret; oferta e vetme për Prishtinën është ‘të japë territor dhe resurse në këmbim të normalizimit’. Kjo nuk po duket si strategji premtuese”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat