Gani Geci flet për Sami Lushtakun, tregon se nga çka e kishte shpëtuar ai

Aktuale

Gani Geci flet për Sami Lushtakun, tregon se nga çka e kishte shpëtuar ai

Nga: D.RR Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka pasur sot një takim me Sami Lushtakun, e pas takimit ai ka shkruar për të.

Geci në Facebook ka thënë se ai së bashku me Sami Lushtakun kanë qenë shokë para luftës, para demonstratave si dhe shokë gjatë aksioneve guerile.

Ai thotë Lushtaku së bashku me Jetullah Gecin, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, e kishin mbrojtur atë nga komunikata nr. 59, transmeton "Bota sot".

Ndër tjera Geci ka shkruar se pret kërkim falje nga ish shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, për komunikatën e shkruar për të.

Postimi i plotë:

Unë me komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe me Sami Lushtakun kemi qenë shokë para luftës, para demonstratave të viteve 1989 /90 kemi qenë shokë gjatë aksioneve të para guerile, gjatë luftës dhe pas luftës. Ne kemi pasur mospajtime politike por kurrë nuk kemi pasur mospajtime Kombëtare.
Sami Lushtaku bashkë me Jetullah Gecin, Bashkim Jasharin, Nuredin Lushtakun etj, me kanë mbrojtur nga Shkarravina e quajtur Komunikatë nr. 59 e shkruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK –së, pasojat prej së cilës Komunikatë po i vuaj që 20 vjet.
Kam kërkuar që 20 vjet rresht dhe po kërkoj prapë nga ish Shtabi i Përgjithshëm të me kërkoj falje publike mua dhe Familjes sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat