Berisha: Beteja e madhe me Serbinë ka filluar

Aktuale

Berisha: Beteja e madhe me Serbinë ka filluar

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:58
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq cili ka deklaruar se “Pa Serbinë nuk bën o njerëz”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se indirekt, ky është pranim se platforma serbe që përmes shqiptareve bashkëpunues të imponojnë zgjidhjet e Serbisë ka dështuar.

Postim i plotë:

‘Bez Srbije ne može to ljudi’ ( Pa Serbinë nuk bën o njerëz) - eshte deklarata e kryetarit te Serbisë adresuar ne shqiptareve sa i perket çeshtjes se pavaresise se Kosoves.

Ky diskurs, qe pa Serbine nuk behet shteti i Kosoves, i cili koheve te fundit filloi te trumpetohet edhe nga brenda e disa qarqe nderkombetare, mori goditjen e forte nga vendimi i qeverise tone me taksen 100% per mallrat serbe.

Pertej efekteve ekonomike halli i vertet i Vucicit eshte hapi i kryeministrit Haradinaj qe te implementoj procesin qe nuk e nderlidhe shtetesin e Kosoves domosdoshmerisht me Serbine.

Ajo qe Vucic ka te drejte, eshte konstatimi i tij, se beteja e madhe ka filluar.

Indirekt, ky eshte pranim se platforma serbe qe permes shqiptareve bashkepunues te imponojne zgjidhjet e Serbise ka deshtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat