Sveçla: Komandanti i Policisë për rajonin e veriut u taku sot me Vuçiqin

Aktuale

Sveçla: Komandanti i Policisë për rajonin e veriut u taku sot me Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:12
Xhelal Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq ka marr pjesë në takim e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në të cilin kanë marre pjesë edhe përfaqësuesve të listës serbe

Ai përmes një postimi në Facebook i është drejtuar me pyetje kryeministrit Haradinaj dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa se a është kjo e vërtetë, dhe nëse po, çfarë masa do të ndërmarrin këta kundrejt tij?

Postimi i plotë:

Sipas informacioneve të fundit, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq me kërkesën e Vuçiqit, paska shku në takimin e Presidentit të Serbisë dhe përfaqësuesve të listës serbe që sapo u mbajt në Beograd.

Pyes Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Z. Ekrem Mustafa se a është kjo e vërtetë, dhe nëse po, çfarë masa do të ndërmarrin këta kundrejt tij?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat