Rakiq: KFOR-i le të sqarojë se çfarë po ndodh

Aktuale

Rakiq: KFOR-i le të sqarojë se çfarë po ndodh

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:50
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ku janë arrestuar disa serbë.

Mediat serbe raportojnë për dy të arrestuar fillimisht, kurse mësohet se numri i tyre ka shkuar në katër.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka kërkuar nga KFOR-i që të shkojë në veriun e Mitrovicës dhe t'ua sqarojë sipas tij se pse dje deklaruan se gjithçka është nën kontroll dhe se ROSU nuk ka kërkuar të hyjë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se një numër i qytetarëve janë mbledhur në shesh dhe janë të shqetësuar me situatën, 

"Dje ka pasur një kampanjë të turpshme të disa mediave në Serbi që sulmuan presidentin Vuçiq i cili paralajmëroi aksion të ROSU-s këtu", citohet të ketë thënë Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat