Mësohen emrat e dy të arrestuarve në aksionin e policisë në veri

Aktuale

Mësohen emrat e dy të arrestuarve në aksionin e policisë në veri

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:51
Forcat ROSU

Policia e Kosovës ka pasur një aksion këtë mëngjes në veriun e vendit.

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Tani, media serbe citon Igor Simiq, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona, 

Dragisha Markoviq është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

Poashtu, sipas mediave serbe, i arrestuari tjetër është Marko Rashiq.

Ndërkohë, më herët është raportuar se janë arrestuar katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat