Vuçiq thërret në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë, policisë dhe BIA-s

Aktuale

Vuçiq thërret në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë, policisë dhe BIA-s

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:47
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka ftuar në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë dhe policisë serbe.

Media serbe raporton se në takim janë prezent ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilloviq, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratistllav Gasiq, udhëheqës i BIA-s, 

Përveç kësaj, edhe Qeveria e Serbisë po mban mbledhje urgjente.

Këto mbledhje vijnë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri ku janë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat