Fjalët e para të Vuçiqit pas aksionit të ROSU-së në veri të Mitrovicës

Aktuale

Fjalët e para të Vuçiqit pas aksionit të ROSU-së në veri të Mitrovicës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës që u përcoll me katër persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kurse, Vuçiq është paraqitur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë.

“Kemi marrë informacion se KFOR-i ka qenë i gatshëm ta ndalë çfarëdo çmendurie dhe ju falënderohem për këtë”, deklaroi ai për mediat serbe, 

“Shumë mirë e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për serbët dhe Kosovën. Ne jemi të vendosur t’i ndihmojmë popullit tonë. Ju lus t’i shmangeni çdo lloji të incidentit sepse nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj çfarë ju lejohet atyre, gjithmonë kërkojnë fajtorin tek ne”, shtoi ai.

Vuçiq ka kërkuar nga servët e Kosovës të qëndrojnë të qetë.

“Nuk do të jetë e lehtë të shkatërrohet jeta e serbëve në Kosovë”, theksoi kreu serb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat