Taksa ndaj Serbisë mos të hiqet pa gjetjen e personave të zhdukurve

Aktuale

Taksa ndaj Serbisë mos të hiqet pa gjetjen e personave të zhdukurve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:23
Ilustrim

Shoqata e të zhdukurve në Podujevë, ka reaguar pas taksës së vendosur për mallrat e Serbisë, duke thënë se kjo taksë për familjarët e të zhdukurve ngjallë një pikë shprese se do të jetë një rast i mirë që Qeveria e Republikës të Kosovës të kërkojë nga shtetit i Serbisë gjetjen e personave të zhdukur.

Kjo shoqatë nëpërmjet një komunikate thotë se ka dy dekada që shteti i Serbisë  bënë lojëra me familjarët e personave  të zhdukurve në Kosovës.

“Edhe pse familjarët e personave  të zhdukurve në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore që të bëjnë presion mbi Serbinë  për ta detyruar  atë që të tregojë vendndodhjen e trupave të të  zhdukurve, deri me tani një presion i tillë nuk ka ndodhë. Taksen  që duhet paguar për mallrat e Serbisë, te familjarët e të zhdukurve ngjallë një pikë shprese se do të jetë një rast i mirë që Qeveria e Republikës të Kosovës të kërkojë nga shtetit i Serbisë gjetjen e personave të zhdukur .Serbia e din dhe e ka evidencën e saktë për vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur nga lufta e vitit 1999. Koha ka treguar se Serbia pa një presion të madhe politikë edhe ekonomik nuk është  e gatshme për ta pranuar dhe treguar te vërteten. Prandaj po që se fillon ndonjë bisedim eventual për heqjen apo zbutjen e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë çështja e të zhdukurve d uhet të jetë një prej kushteve të para  që duhet ta plotësojë shteti serb”, thuhet në komunikatë.

Shoqata e të zhdukurve “Përkorë” në Podujevë, kërkon nga faktori ndërkombëtar që të mos bëjë presion në Qeverinë e Republikës të Kosovës, por të kërkojë nga Serbia që t’i kthej trupat e personave të zhdukur të cilët gjenden të varrosur nëpër varreza të ndryshme në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat