Vuçiq e Brnabiq dërgojnë mesazh: Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë - Bota Sot
Vuçiq e Brnabiq dërgojnë mesazh: Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë

Aktuale

Vuçiq e Brnabiq dërgojnë mesazh: Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Aleksander Vuçiq dhe Ana Bërnabiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Kryeministrja Ana Bërnabiq kanë kërkuar ambasadori kinez Li Munchang për të përcjellë mesazh udhëheqjes kineze që Serbia kurrë nuk ka qenë në një situatë më të vështirë, pavarësisht thirrjeve të tyre të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, shkruan media serbe.

“Futja e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës tregoi se KFOR-i dhe NATO-ja qëllimisht çorientojnë publikun në përgjithësi”, tha Vuçiq.

Ndërsa, Brnabiq tha se Qeveria e Kosovës me marrjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.

Ambasadori kinez theksoi se gjatë ditës presidenti do të informohet për gjithçka dhe se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...