Serbët e veriut kanë këto kërkesa për Qeverinë - Bota Sot
Serbët e veriut kanë këto kërkesa për Qeverinë

Aktuale

Serbët e veriut kanë këto kërkesa për Qeverinë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Përfaqësuesit e komunave veriore të banuara me shumicë serbe janë mbledhur sot duke formuar një shtab të krizës në lidhje me zhvillimet e fundit, rritja e taksës prej 100 përqind dhe arrestimet e katër personave që kanë ndodhur sot.

Pas mbledhjes së këtij Shtabi  thuhet se “Në mbledhjen e sotme të shtabit të krizës, të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut pas vendosjes së rritjes së taksës për mallrat serbë që nxit krizë humanitare dhe rrezikon ekzistencën fizike të popullit kemi marrë këto vendime”.

Të hiqet  taksa për prodhimet serbe sepse për shkak të kësaj mund të ndodhin shpërngulje;

Që mënjeherë të lirohen të arrestuarit nga Policia;

Image

Që për sigurinë e veriut të garantojë KFOR-i dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë;

Dhe që të mbahen protesta një orëshe të qeta kundër  sjelljeve të politikës dhe policisë ndaj serbëve.

Serbët e Zveçanit protestojnë për taksën ndaj produkteve serbe

Rreth 300 qytetarë serb janë duke protestuar në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, kundër taksës prej 100 përqind për produktet e Serbisë.

Protesta aktualisht është e qet dhe nuk ka ndonjë incident.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...