Aksioni në Veri, alarmon eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Serbisë, është koha e fundit që...

Aktuale

Aksioni në Veri, alarmon eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Serbisë, është koha e fundit që...

Nga: P.R Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Pamje të aksionit të Njësisë Speciale në Veri

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit, ku u arrestuam katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Kajtazi shkruan se reagimi i Beogradit dëshmon friken e dekonspirimit të pjesëmarrjes së shtetit serb në vrasjen e Ivanoviqit.

Image
Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi

“Reagimi i zyrtar i Beogradit për rastin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës ku u arrestuan e të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vë në pah friken nga dekonspirimi i pjesëmarrjes në këtë vrasje së strukturave të shërbimeve të fshehta serbe. Vet zgjedhja e reagimi përmes një shovinisti të tërbuar, Kryetarit të ashtuquajturit Komitet në Kuvendin e Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, flet se kjo vrasje i përket kategorisë së vrasjeve të tipit “Panda” ku shërbimet me 1998 vranë një grup të rinj serb nga 15 deri në 25 vet, me qëllim që kjo t’i vishet shqiptarëve. Vet kategoria e të arrestuarve tregon se kjo vrasje i përket kësaj kategoria”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”

Sipas tij, është koha e fundit që Serbia të akuzohet si shtet që organizon dhe mbështetë aksionet terroriste.

“Policët serb të pjesës veriore të Kosovës, kryesisht i përkasin njësive të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Rojet e Urës” që botërisht dihet së i përkisnin strukturave të shërbimeve të fshehta serbe të cilat nga viti 2008 merreshin me aksione terroriste, kryesisht me vendosje të bombave në shtëpitë e shqiptarëve, vrasje dhe rrahje. Vrasja e Shefko Sallkoviqit, anëtarit boshnjak të kuvendit komunal të Leposaviqit me 2010, dhe e policit lituanez të EULEKS-it me 2013, janë akte terroriste të organizuara nga shërbimet serbe të cilat janë realizuar nën hundën e institucioneve ndërkombëtare që operojnë në këtë pjesë. Është koha e fundit që Serbia të akuzohet si shtet organizon dhe mbështetë aksionet terroriste”, përfundon shkrimin e tij eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat