Krasniqi i PDK-së: Është e rëndësishme t’u garantojmë siguri qytetarëve pa dallime

Aktuale

Krasniqi i PDK-së: Është e rëndësishme t’u garantojmë siguri qytetarëve pa dallime

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka mbledhur sot pasdite kryesinë e PDK-së ku është diskuautar situata e fundit në veriun e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë Memli Krasniqi tha se në këtë mbledhje i diskutuar për ngjarjet e fundit e që për PDK-në është e rëndësishme t’u garantohet siguri qytetarëve në Kosovë.

Krasniqi: Për ne është me rëndësi garantimi i sigurisë së qytetarëve

“Për neve është shqetësuese nëse kjo situatë degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje që mund të nxiten qoftë nga Beogradi e qoftë nga të tjerët. Për neve është e rëndësishme që t’i garantojmë qytetarët e Kosovës pa dallim që askush nuk do të cenohet në kuptimin e sigurisë në veriun e vendit dhe si institucione do ta luajnë rolin e tyre dhe do ta përmbushin detyrën kushtetuese për ta garantuar sigurinë”, ka thënë Krasniqi.

Lidhur me rritjen e taksës që Qeveria ka marr vendim për  prodhimet serbe që hyjnë në Kosovë, Krasniqi tha se ka qenë edhe vendim i tyre, pasi, sipas tij, Qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim pa mbështetjen e PDK-së,

Krasniqi: Vendimi për taksën 100% mbështetet edhe nga PDK

“Personalisht unë kam propozuar që të rritet taksa 25 deri në 50 përqind dhe pastaj në koordinim mes partnerëve është vendosur të rritet në 100 përqind, gjë që normalisht e ka pasur mbështetjen e PDK-së edhe të ministrave të saj”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se vendimi për taksën nuk ishte pikë diskutimi gjatë mbledhjes së kryesisë së PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat