Profesori ndërkombëtar: Për inat të ministrit serb të Tiranës, Ramushi ta çojë taksën 1000%

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Për inat të ministrit serb të Tiranës, Ramushi ta çojë taksën 1000%

Nga: A.ZH Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Ministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit shqiptar të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, për deklaratën e tij në lidhje me taksën ekomonike të vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

Profesori Bytyçi ka thënë se ministri në fjalë, para një jave ishte në Beograd për t’u solidarizuar me protestën e qeverisë serbe kundër taksës së Kosovës, ndërsa tani sipas tij, ai “egërsisht” po kërkon që taksa të hiqet.

Sipas Bytyçit, ministri Ahmetaj flet me “gabzherr të kryeministrit Rama”, përcjell Bota sot. Ai ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që taksën ta ngrit në 1000 për qind.

Postimi I plotë I Bytyçit:

Ky ministri ketu shkoi para nje jave ne Beograd dhe u solidariizua me protesten e qeverise serbe kunder takses 10 perqind, te vendosur nga qeveria e Kosoves per mallrat serbe! Tani qe kjo takse u be 100 perqind, ky ministri serb i Tiranes qe shihni ne foto, eshte egersuar keq dhe njesoj si Mogherini kerkon qe kjo takse te hiqet urgjent. Kur flet ky minister, fjala e tij del prej gabzerrit te kryeministrit! Per inat te ketyne Ramushi duhet ta coje taksen 1000 per qind!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat