Bytyqi: Ministria do t'i mbështes fëmijët me nevoja të veçanta

Aktuale

Bytyqi: Ministria do t'i mbështes fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:40
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi është takuar sot me përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta.

Me ta ministri ka biseduar rreth përmirësimit te cilësisë se arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në e Kosovë.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, na informuan për gjendjen aktuale në institucionet apo shoqatat që ata përfaqësojnë dhe që merren me personat me nevoja të veçanta, për vështirësitë e problemet që ata kanë në jetën e përditshme. Theksova gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për të bërë maksimumin për kushte sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u shpreha i gatshëm të bashkëpunojë me shoqatat dhe qendrat burimore, që të ofrojmë mbështetje për çdo nevojë që kanë, brenda mundësive tona si Ministri. Me angazhimin e 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, si dhe iniciativa për angazhimin e studentëve vullnetarë për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta tregon synimin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë sonë. Në këtë takim, th eksova edhe nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me donatorët, të cilët vazhdojnë të shprehin interesim që të mbështesin arsimimin dhe përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat