“Hashim Thaçit po i vjen fundi”!

Aktuale

“Hashim Thaçit po i vjen fundi”!

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:53
Hashim Thaçi

Profesor Dr. Binak Maxharraj, thotë se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i vjen fundi.

Ai thekson se dallimi në mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është i madh.

Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, thekson se presidenti Hashim Thaçi është nj i përkëdhelur i Serbisë dhe i zënë rob, i cili po dëshiron me ia dhënë veriun Serbisë.

Kurse, në anën tjetër kryeministri Haradinaj thotë se është i vendosur me Serbinë dhe për taksat do të bisedoj kur shteti serb ta njoh Kosovën.

Ja shkrimi i plotë i dr. Maxharraj:

PO VJENË FUNDI I HASHIM THAÇIT!

Dallimi midis Thaçit dhe Haradinaj është i madh, i pa tejkalushem, derisa

-Hashim Thaçi një i përkëdhelur i Serbisë, i zanë rob nga ajo, po donë me ja dhanë Veriun Serbisë ne këmbim më njohjen e Kosovës, qe Serbia s’do ta bane kurrë, kurse

-Ramush Haradinaj është i vendosur së me Serbin do te bisedoj për taksat vetëm atëherë kur Serbia ta njohë më parë Kosovën.

Ja ky është dallimi dhe vlera thelbësore midis Hashim Thaçit të shitur,korruptuar dhe shnatazhuar nga Serbia dhe Ramush Haradinaj, kur sot Hashim Thaçi i ka futë veshët në lesh, derisa Ramusha Haradinaj po banë luftë titanike me Serbin në te mirë te Kosovës,në mbrojtën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat