Abdullahu ngrit dilemën: A ishte i koordinuar intervenimi i Policisë në veri me pushtetarët?

Aktuale

Abdullahu ngrit dilemën: A ishte i koordinuar intervenimi i Policisë në veri me pushtetarët?

Nga: A.ZH Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Pamjet e aksionit të Njësisë Speciale në Veri dhe dëshmitë e konfiskuara gjatë aksionit.

Njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu, ka ngritur disa pyetje dhe dilemma për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka pyetur nëse aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri, ishte i koordinuar edhe me pushtetarët dhe se a ka munduar që aksioni të bëhej para votimit në Interpol.

Ai ka pyetur ndër të tjerash edhe se a ka ndërlidhje dhe çfarë është ajo nëse ka, ndërmjet vendosjes së taksës 100 % dhe intervenimit nga Policia jonë në veri?

Postimi i plotë:

Pyetje dhe dilema për zhvillimet e fundit

1) Intervenimi i sotëm i policisë tonë në veri, a do ta afroj institucionalisht veriun e Kosovës apo largoj më shumë nga Kosova ?

2) A është i koordinuar ky intervenim edhe me pushtetarët tanë apo është vetëm çështje thjeshtë e prokurorisë ?

3) A ka mundur ky intervenim të bëhet pak para votimit në Interpol që të përfitojmë në synimin tonë për ta luftuar krimin apo kjo ka qenë e pamundur?

4) A ka ndërlidhje dhe çfarë është ajo nëse ka, ndërmjet vendosjes së taksës 100 % dhe intervenimit nga Policia jonë në veri ? A është ky rivalitet interesash të pushtetarëve apo parasegjithash shtetndërtim ?

5) Nëse ka solidarizim dhe ngjallje të patriotizmin ndër qytetarët e Kosovës ditëve të fundit, për këto intervenime të pushtetarëve aktual, a janë pushtetarët solidar dhe konstruktiv dhe kooperues ndërmjet veti ?

6) A janë informuar për këtë aleatët tanë ?

7) A mund të përfitoj Serbia më shumë se sa ne, duke u përpjekur që këtë ta prezentoj si shqetësim, dhe diskriminim ndaj serbëve të Kosovës.

8) A do ta ndihmoj ky intervenim të përceptohet Kosova më shumë si shtet që e rritë funksionimin sidomos të gjyqësorit apo si shtet që nuk po mund t’i zgjidh problemet.

9) Si do të ndikoj taksa 100% e mallrave të Serbisë dhe intervenimi i sotëm në projektin për korigjim të kufirit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat