Zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi, Hahn telefonon Thaçin, Haradinajn e Vuçiqin

Aktuale

Zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi, Hahn telefonon Thaçin, Haradinajn e Vuçiqin

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:44
Johanes Hahn

Komisionari i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, pas zhvillimeve të sotme në Republikën e Kosovës dhe vendimit të Qeverisë së Haradinajt për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe, ka telefonuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Hahn thotë se janë pajtuar që duhet një qetësim i situatës, sepse është në interes të të gjithë rajonit.

Hahn thotë se ka ofruar mbështetjen e tij për të punuar shpejtë dhe për të zgjidhur një sërë çështjesh siç është marrëveshja e CEFTA-s.

Ai ka folur për këtë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Kam folur sot me presidentin Vuçiq, Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi, sepse një gjë e tillë është në interes të të gjithë rajonit. Ofrova ndihmën time për të gjetur sa më shpejtë një zgjidhje praktike për çështje të ndryshme që ndërlidhen me tregitnë”, ka shkruar Hahn në profilin e tij në twitter, raporton Gazeta Express.

Sot gjithashtu në zyrën e kryeministrit Haradinaj kanë qëndruar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët kanë biseduar me kryeministrin rreth vendosjes së taksës ndaj produkteve me origjinë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat