Arifi: Taksa nuk do të hiqet deri në normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi

Aktuale

Arifi: Taksa nuk do të hiqet deri në normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:46
Ilustrim

Sipas Shefit të Stafit të Zyrës së Kryeministrit, Avni Arifit, taksa prej 100 për qind për mallrat serbe nuk do të largohet deri të arrihet një normalizim i marëdhënieve Kosovë-Serbi.

Arifaj, ka thënë se Qeveria është shumë e prerë sa i përket çështjes së taksës. Deklaron se nuk ka qenë një vendim i lehtë, por se nuk është çështje ditësh e as muajsh.

"Qeveria është shumë e prerë. Qëndrimi i kryeministrit është që nuk është qështje ditësh, e as javësh e as muajsh. Qëndrimi jonë është që të mos tërhiqemi derisa të arrihet normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Arifaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat