Hyland: Amerikanët në Kosovë ndihen si në shtëpitë e tyre

Aktuale

Hyland: Amerikanët në Kosovë ndihen si në shtëpitë e tyre

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:59
Hyland: Amerikanët në Kosovë ndihen si në shtëpitë e tyre

"Ne jemi krenar që iu kemi miq të mirë dhe ju duhet të ndiheni sikurse në familjet tuaja në Kosovë".

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot pasdite ka organizuar një pritje për të gjithë stafin amerikan që shërbejnë në misione diplomatike, ushtarake dhe të ndryshme në Kosovë.

Kjo pritje është bërë me rastin e Ditës së Falënderimeve që janë festa të rëndësishme në SHBA. Përveç mysafirëve amerikanë, te Haradinaj shkuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa nga ministrat e Qeverisë.

Duke i falënderuar pjesëtaret amerikanë në Kosovës për kontributin e tyre, kryeminsitri Haradinaj u shpreh se ata janë shumë të vlefshëm për Kosovën. “Sot është një ditë e veçantë, është Dita e Falënderimeve që ishte dje, të cilën disa ju e keni kaluar së bashku me familjet, e disa të tjerë me të afërmit. Sidoqoftë, ne shpresojmë që jeni ndjerë si në shtëpi dhe si në familje gjatë qëndrimit tuaj këtu në Kosovë.

Faleminderit që qëndroni së bashku Collen dhe gjithë ju miqtë e tjerë, në shenjë falënderimi për t’iu treguar se sa të vlefshëm jeni për vendin tonë në cdo kohë, përfshirë edhe kohërat sfiduese, ne jemi miqtë tuaj në çdo kohë”, tha Haradinaj. Kryetari i Kuvendit tha se ndonëse Kosova mund t’i befasojë ata me veprimet  e tyre, prapë vazhdon të jetë vendi më pro amerikan.

“Ne jemi krenar që iu kemi miq të mirë dhe ju duhet të ndiheni sikurse në familjet tuaja në Kosovë, urime Dita e Falënderimeve, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj e dimë se nganjëherë po bëjmë mirë, nganjëherë mund t’iu befasojmë mirëpo çfarëdo që të ndodh Kosova do t’i përket atij vendi që është vendi më pro amerikan që është kombi i Kosovës”, tha Veseli.

Ndërsa, Collen Hyland nga ambasada Amerikane në Kosovë tha se falë mikëpritjes amerikanët në Kosovë ndihen sikur të jenë në shtëpinë e tyre.

“Dita e Falënderimit është që të jemi në familjet tona dhe sigurisht amerikanët ndihen shumë mirë sikur në shtëpitë e tyre këtu, dhe ju mirëpritni dhe ju jeni miqtë tanë dhe është kënaqësi këtu të festojmë së bashku sonte këtu me juve…Faleminderit shumë për ngrohtësinë tuaj, për miqësinë tuaj, gjë që festojmë në Ditën e Falënderimit”, tha Hyland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat