Ish-gjenerali paralajmëron trazira nga Beogradi në Kosovë

Aktuale

Ish-gjenerali paralajmëron trazira nga Beogradi në Kosovë

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 21:22
Ramadan Qehaja. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjenerali i karrierës, Ramadan Qehaja ka thënë se ngjarjet e fundit Beogradi zyrtar këtë situate po e shfrytëzojnë për të acaruar situatën politike e të sigurisë dhe krijuar trazira në Kosovë, Serbi e rajon.

Gjithashtu, ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “konsideroj se ne si shtet duhet të krijojmë plane për veprime mbrojtëse të institucioneve tona të sigurisë nëse do të ndodhte ndonjë tentative serbe për përdorimin apo detashimin e forcave policore e ushtarake serbe”.

Postimi i plotë:

Vështrim për ngjarjet e fundit

Ngjarjet e fundit në mes të Serbisë dhe Kosovës si rrjedhojë e agresionit diplomatik që rezultoi në dështimin për anëtarësim në INTERPOL, vendosjen e taksës prej 100% për prodhimet serbe si dhe arrestimet e serbeve lokal te dyshuar per vrasjen e politikanit serb Ivanociq, përbëjnë një nyje komplekse të sigurisë. Kjo nga shkaku se Beogradi zyrtar kete situate po e shfrytezone per te acaruar situtaten politike e te sigurise dhe krijuar trazira në Kosovë, Serbi e rajon. Deklaratat e Vuçiqit dhe zyrtarëve tjere duhet shiquar si parapergatitje per shkeputjen me force te Veriut te Kosoves dhe bashkangjitjen e saj Serbise. S’do mend se tentativa e Vuçiqit per te bindur perfaqësuesit diplomatik te QUINT qe punojne dhe veprojne ne Beograd nuk eshte asgje tjeter përveç përgatitje e terrenit per veprim me force ne ate pjese te territorit tone.

Arrestimi qe e udhehoqi dhe zhvilloi Policia e Kosoves atje ka ndodhur ne territorin e Kosoves e jo te Serbise. E lidhur me kete Serbia nuk ka çka te perzihet ne pune tona te brendshme. Fatkeqësisht une nuk po shoh ndonjë kundervenie diplomatike nga ana e Perendimit per qasjen destruktive te Beogradit zyrtar. Po ashtu kur flasim per vënien e takses se lartpermendur e cila zgjoi reagime te ashpra te Beogradit zyrtar duhet theksuar se kjo eshte e drejta jone. Nuk duhet fshehur se për vet faktin se politikat ekonomike janë instrument i politikvs së jashtme dhe rrjedhimisht kjo masë është reaksion ndaj agresionit diplomatik të Serbisë.

Konsideroj se ne si shtet duhet te krijojme plane per veprime mbrojtese te institucioneve tona te sigurise nese do te ndodhte ndonje tentative serbe per perdorimin apo detashimin e forcave policore e ushtarake serbe. Ketu hezitime nuk guxon te kete sepse fjala eshte per mbrojtjen e integritetit territorial te Republikes se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat