Këshilltari i Pacollit i quan legena deputetët që e kritikuan shefin e tij për Interpol

Aktuale

Këshilltari i Pacollit i quan legena deputetët që e kritikuan shefin e tij për Interpol

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Këshilltari i Pacollit i quan legena deputetët që e kritikuan shefin e tij për Interpol

Naim Murseli, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka quajtur legena të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që dje kanë kërkuar shkarkimin e shefit të tij nga posti i ministrit.

Ai ka thënë se  disa prej deputetëve që kanë kërkuar shkarkimin Pacolli nuk i kanë sjellur Kosovës asgjë përveç korrupsionit si dhe kanë shikuar vetëm interesin e tyre të xhepit.

“Disa deputetë, legena, dje në Parlamentin e Kosovës kërkonin llogari për ”dështimet” e Ministrit Behgjet Pacolli. Disa prej tyre edhe shkarkimin e tij. Po në atë sallë të kuvendit e cila madje është rinovuar nga protagonisti në fjalë. Disa deputetë të cilët kurrë diçka nuk i kanë sjellur Kosovës përveç korrupsion. Deputetë të cilët kanë votuar çfarë do, në interes të xhepit të tyre”.

“Sa i kushtojnë këta njerëz qytetarëve të Kosovës? Çfarë kanë bërë për qytetarët e Kosovës? Dhe si kanë bërë miliona me një pagë të deputetit? Gjithkush duhet të shikoj veten së pari, pastaj të tjerët”, ka shkruar Murseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat