Deputeti i AAK-së e përkrah fuqishëm taksën 100% ndaj produkteve serbe, kompania e tij bën zbritje 10%

Aktuale

Deputeti i AAK-së e përkrah fuqishëm taksën 100% ndaj produkteve serbe, kompania e tij bën zbritje 10%

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Gani Dreshaj

Deputeti i Kosovës, Gani Dreshaj nga AAK-ja, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, pas taksës së Qeverisë 100% ndaj produkteve serbe, thotë se ky vendim është veç një vazhdimësi e vendimeve të fuqishme që po i merr kryeministri.

Ai thotë se, kompania e tij e ujit, Aquintell do të bëjë zbritje në çmim për 10%.

Dreshaj gjithashtu i fton të gjitha kompanitë vendore që të mos e shfrytëzojnë këtë situatë për t’i rritur çmimet, kurse qytetarët i lut që të blejnë dhe të besojnë në produkte vendore.

Ja shkrimi i Dreshajt:

Vendimi për vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe është vazhdimësi e vendimeve të fuqishme që po merr kryeministri Haradinaj.

E përkrahi fuqishëm këtë vendim dhe simbolikisht kompania ime që prodhon ujin Aquintell do të ketë zbritje 10% në çmim.

Ftoj të gjitha kompanitë vendore që mos të shfrytëzojnë situatën duke ngritur çmimet, ndërsa lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të blejnë dhe të besojnë në produktet vendore.

Shteti po funksionon. Faleminderit kryeministër.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat